Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli do të udhëtojë të martën për në Mal të Zi ku do të takojë zyrtarë të lartë të këtij vendi.

Pacolli fillimisht pritet të takohet me homologun malazez, Srdjan Darmanović, para se të pritet në një takim nga Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Zoran Pazhin.

Më vonë të martën ai do të takojë kryetarin e Parlamentit Ivan Brajović dhe Presidentin Filip Vujanović.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, në përmbyllje të vizitës së tij të parë zyrtare në republikën fqinje, do të takohet edhe me drejtuesit e partive politike shqiptare./tvklan.al