Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, inspektoi punën e Policisë rrugore në Durrës, në vijim të operacionit “Blici rrugor”, që synon rritjen ndërgjegjësimit të qytetarëve për vendosjen e rripit të sigurimit në automjete.

Sipas Ministrit Tahiri, vetëm gjatë vitit të kaluar, janë shpëtuar 29 jetë njerëzish vetëm nga vendosja e rripit të sigurimit.

“Vetëm gjatë vitit 2016 janë shpëtuar 29 jetë qytetarësh për shkak të lidhjes së rripit të sigurimit. anë gati 30 mijë qytetarë të ndëshkuar, pse nuk vendosin rripin e sigurimit”

.

Tahiri tha se nuk do të ketë tolerImë për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

Policia Rrugore do vazhdojë me masa sensibilizuese. Po mbi të gjitha do vazhdojmë me masa ndëshkuese. Ata që nuk janë bindur ende se duhet të lidhin rripin e sigurimit do ndëshkohen maksimalisht. 

Operacioni blitzi rrugor, ka vijuar që prej mëngjesit të së mërkurës në të gjithë akser e rëndësishme kombëtare të vendit. Në total janë angazhuar 780 forca ndërsa janë ngritur 165 pika kontrolli.

Tv Klan