mbPër një njoftim të shpërndarë për mediat, Ministria e Punëve të Brendshme e konsideroi krejt të pavend deklaratën e Partisë Demokratike mbi aksionin anti-drogë të zhvilluar një ditë më parë.

Sipas Ministrisë së Brendshme opozita, qoftë dhe për një herë të vetme duhet të përshëndeste luftën dhe rezultatet e Policisë së Shtetit kundër trafikut të drogës.

Sipas deklaratës opozita zgjodhi të rreshtohej në krah të shkelësve të ligjit duke inkrajuar krimin.

Ministria e Brendshme angazhohet se do të vazhdojë përpjekjet për konsolidimin e shtetit  të së drejtës, duke mbështetur Policinë e Shtetit në goditjen ndaj krimit.