Këshilltari i Ministrit të Ekonomisë dhe Turizmit, aktualisht Drejtor i Komanduar në Agjencinë Kombëtare të Turizmit, duke folur në emër të Ministrisë, në një takim me operatorët turistike, lëshoi kritika të hapura institucionit ku është komanduar. Ai tha se Agjencia Kombëtare e Turizmit, në vitin 2015, kur drejtohej nga Julinda Dhame, nuk përmbushi detyrat për të promovuar si duhet turizmin.

Veç kritikave, ish – Drejtoresha e AKT –së është kallëzuar penalisht nga KLSH për abuzime me fondet dhe Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet dhe pritet ta çojë dosjen në gjykatë.

Ndërkohë që, kritika gjatë mbledhjes u lëshuan edhe për Ministrinë e Kulturës.

Ndërsa operatorët turistikë patën një lumë ankesash ndaj Ministrisë së Ekonomisë edhe pse ato nuk u dëgjuan Ministri Arben Ahmetaj, i cili, ndryshe nga sa ishte njoftuar, nuk mori pjesë në takim.

 

Për problemet e hasura në sezonin turistik të vitit të kaluar, Ministria e Ekonomisë ka bërë përgjegjëse edhe disa ministri të tjera.

Atë të Shëndetësisë e kritikon për shërbim të dobët shëndetësor në disa zona.

Ministrinë e energjisë e fajëson për mungesë të energjisë elektrike në pikun e sezonit, ndërsa Ministrinë e Mjedisit për mungesë të mirëmbajtjes së bordeve të kullimit, duke shkaktuar ndotjen e ujrave në det.

Tv Klan