Ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokrtaike vazhdojnë monitorimin e administratës. Këtë herë është Ministria e Financave, që njofton konstatimin e disa rasteve kur inspektorët tatimorë vendosin gjoba dhe bëjnë presion ndaj bizneseve për shkak të përkatësisë partiake.

Këto raste, ministrja Helga Vukaj i konsideron të patolerueshme, prandaj u ka kërkuar të gjitha drejtorive rajonale tatimore që tëmarrin masa.

Pas verifikimeve dhe mbledhjes së provave, inspektorët do të kallëzohen për përfshirje në fushatë. Për të denoncuar rastet, ky institucion ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni, ku mund të dërgohen foto dhe video.

Tv Klan