Ministrja teknike e Arsimit Mirela Karabina kërkoi sot pezullimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, Plarent Ndreca.

Motivacioni është për shkelje të rënda ligjore të tij gjatë procesit të Maturës Shtetërore.

Edhe Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale Xhulieta Kërtusha i kërkoi Departamentit të Administratës Publike nisjen në mënyrë të menjëhershme, të procedurave për largimin nga shërbimi civil të Luneda Sufali, Sekretare e Përgjithshme në këtë ministri.

Edhe ajo akuzohet për pengesë në mbarëvajtjen e punës duke sjellë pasoja negative të rënda.

Ndërsa Bordi i OSHEE-së ka rikthyer në detyrë drejtorin rajonal te Elbasanit Bukurosh Maçi, i cili u akuzua nga administratori teknik se merrte pjesë aktive në fushatë.

Tv Klan