Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi ka vizituar ditën e sotme biznesmenin Faadi Mitri, në ambientet e spitalit ku ndodhet i shtruar, pas sulmit të dhunshëm ndaj tij, ngjarje e ndodhur të shtunën e 10 Shtatorit.

Ekonomi i shprehu biznesmenit mbështetjen e qeverisë shqiptare për të vijuar investimin e Omnix, si dhe garantoi mbrojtjen e tij dhe familjes nga skrukturat e policisë së shtetit.

Ministrja tha se shteti shqiptar është i gatshëm t’i vërë në dispozicion mbrojte gjatë 24 orëve. Ekonomi i shprehu gjithashtu gadishmërinë e strukturave shëndetësore për vijim e rehabilitimit të tij.

Nga ana e tij, biznesmeni amerikano – libanez i shprehu Ministres falenderimin ndaj qeverisë shqiptare për kujdesin e treguar për të dhe familjen e tij, në këtë moment të vështirë.

Më herët, me anë të një deklarate, kompania Omnix Albania tha se do të tërhiqej nga ndërtimi i kompleksit në Gjirin e Lalëzit, një investimm prej 450 mln $./tvklan.al