Minjtë në Indi janë “akuzuar” se kanë ngrënë qindra kilogramë kanabis të sekuestruar nga shitësit e drogës që ruhej në depot policore.

Minjtë janë kafshë të vogla dhe nuk kanë frikë nga policia. Është e vështirë ta ruash drogën prej tyre”, u shpreh një gjykatë në Mathura pasi mori  informacionin se autoritetet nuk kishin mundur të sillnin rreth 200 kg lëndë narkotike kanabis që  supozohej të përdorej si provë materiale në një rast të fundit.

Gjykatësi shqiptoi edhe 3 raste të cenimit të provës materiale nga minjtë.

Sipas  “BBC”,  në dokumentet e gjykatës thuhej se në një rast policia duhej të sillte 386 kg kanabis, por mori një raport prej saj se “ca” prej kanabisit “ishte ngrënë nga minjtë”.

Gjykatësi tha se 700 kg kanabis që ruhet në depot e komisariateve të policisë në qytet “është në rrezik të prekjes nga minjtë”.

Ai shtoi se policia nuk ishte eksperte në përballje me rastin pasi minjtë janë “tepër të vegjël”. E vetmja mënyrë për të ruajtur provat e sekuestruara nga “minjtë e patrembur” do të ishte shitja e tyre ndaj firmave mjekësore e laboratorëve e të ardhurave do t’i shkonin qeverisë.

Një zyrtar i lartë i policisë së qytetit iu tha gazetarëve se një pjesë e marijuanës në komisariatet nën drejtimin e tij ishte “dëmtuar për shkak të shirave të rrëmbyer” dhe jo nga minjtë./tvklan.al