Minoriteti etnik grek nuk do të njohë ndarjen e re territoriale pasi sipas tij varianti i propozuar nga Komisioni parlamentar  i Reformës Administrative shkëput nga komunat minoritare fshatrat Vagalat, Sopik Pandalejmon, Muzinë, Çukë, Peco e Kardhikaq. Përfaqësues lokalë të komunave me popullsi greke  Livadhja, Aliko, Mesopotam, Dhiver e Finiq u mblodhën në një takim në Sarandë ku dhe nënshkruan një peticion drejtuar autoriteteve shtetërore dhe organizmave ndërkombëtarë përmes të cilit kërkojnë ruajtjen e konfigurimit aktual të komunave minoritare.