Nuk është hera e parë por duket se kësaj radhe përballja mes dy kombëtareve shqiptare në miqësoren që do të luhet në Zyrih do të jetë ajo e vërtetë. Kosova e etur për pjesëmarrje dhe rritje në arenën ndërkombëtare kërkon të tregojë se është skuadra ku duhet të bëjnë pjesë talentet me origjina nga ky shtet

 

“Ndeshja e parë me Kosovën është disi më interesante, konsiderohet vëllazërore, por do të jetë e luftuar në fushë. Edhe atmosfera në tribunë do të jetë shumë e bukur. Uroj të marrim rezultat pozitiv”.

Në konferencën për shtyp, ishte i pranishëm edhe Rei Manaj që në debutimin e tij me kombëtaren kuqezi i ka shënuar pikërisht Kosovës.

Gjërat që kanë kaluar nuk i mban mend njeri, duhet të përqendrohemi tek e sotmja dhe e ardhmja, të harrohen atë që kanë ndodhur para tre viteve. E mendoj shpesh golin me Kosovën pas 10 sekondave në fushë, por duhet të shohim përpara.

Përfaqësuesja vijon me përgatitjet për miqësoren me Kosovën, por edhe Ukrainën me të cilën do të përballet me 3 Qershor.

Tv Klan