Federata Shqiptare e Futbollit njofton se, Kombëtarja do të luajë më 29 Maj miqësoren me kombëtaren e Kosovës.

Takimi do të zhvillohet në Zyrih të Zvicrës. Kjo ndeshje ishte parashikuar të luhet një ditë më parë në një tjetër qytet të këtij shteti, por autoritetet nuk garantuan sigurinë.

FSHF njofton se sipas akordit të arritur, takimi do të luhet në stadiumin “Lecin-grund” në Zyrih në orën 20.00. Pak ditë më vonë përfaqësuesja e drejtuar nga Christian Panucci do të përballet në një tjetër miqësore me Ukrainën po në Zvicër.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë grumbullimin e saj në Zvicër në datë 26 Maj për të përgatitur këto dy sfida.

Kombëtarja kosovare drejtohet nga Bernard Challandes, i cili po ndërton një skuadër të denjë për të garuar në europianin e 2020.

Përfaqësuesja e dytë shqiptare ka mundur të bëjë për vete edhe futbollistë si Edon Zhegrova të lakmuar edhe nga Shqipëria.

Tv Klan