Rivalët më të fortë të grupit tonë kualifikues kanë programuar sot miqësore të një niveli të lartë. Spanja do të luajë me Francën në orën 21:00 në Paris, ndërsa Italia me Holandën në 20:45 në Amsterdam.

Një mbrëmje me miqësore luksi si një provë për ndeshjet e rëndësishme kualifikuese, që i presin disa muaj më vonë. Spanja dhe Franca nuk humbasin prej finaleve të Europianit dhe kryesojnë grupet e tyre eliminatorë të botërorit.

Lojtarë të rinj do të jenë fushë, ndoshta jo të gjithë nga minuta e parë, duke u vlerësuar në këtë mënyrë edhe si një përballje e së ardhmes. Ndryshime edhe tek Italia në përballjen me Holandën, që po kalon kohë të vështira.

Trajneri Ventura do të aktivizojë disa futbollistë të tjerë në krahasim në sfidën me Shqipërinë, duke nisur nga porta ku do të jetë i riu Donnarumma, pasardhësi i Buffon. Holanda do të jetë pra trajnerin Blind, i larguar pas disfatës më Bullgarinë.

Formacioni i minutës së parë pritet të jetë një gërshetim mes lojtarëve më përvojë dhe atyre që kërkojnë një vend në ekip.

Tv Klan