junkerKomisioni i ri Europian i drejtuar nga Jean – Claude Juncker ka marrë miratimin e të gjitha komisioneve të Parlamentit Europian.

Gjatë së mërkurës pritet vota e miratimit të tij formal në tërësi në seancën plenare të Parlamentit që mbahet në Strazburg, në mënyrë që në 1 nëntor Komisioni i ri të marrë detyrën.

Kjo zgjatje në kohë e procedurës së aprovimit të pjesëtarëve të Komisionit, erdhi pasi ish-kryeministrja Alenka Bratushek nuk mori votën e eurodeputetëve në fillim të këtij muaji.

Tv Klan