Edhe pas ndryshimeve të sjella në Komisionin e Reformës Territoriale nga Ministri i Pushtetit Vendor për t’ia lënë Vagalatin Livadhjasë, sërish deputeti minoritar i mazhorancës Andrea Marto votoi kundër projektligjit për ndarjen e re administrative –territoriale, të miratuar një ditë më parë edhe nga qeveria.

Sipas deputetit Marto ndarja e re nuk ruan kufijtë ekzistues të komunave minoritare në jug të vendit. Kjo deklaratë e tij solli edhe reagimin e kreut të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi.