Policia ka vijuar aksionin për asgjësimin e bimëve narkotike. 613 bimë të dyshuara kanabis sativa janë asgjësuar në fshatin Kthellë e Epër, Mirditë.

Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”./tvklan.al