KomunaMengjesin e sotmë është konstatuar se zyrat e Komunës Kaçinart në Mirditë janë grabitur.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune Petrit Bardhi. Ai ka njoftuar policinë pasi ka konstatuar se është boshatisurr kasaforta  në zyrën e Financës.

Bardhi thotë për mediat se personat kanë hyrë nga dritarja duke vjedhur paratë e që gjendeshin në kasafortë. Ende nuk bëhët e ditur se sa është shumë  vjedhur.

Polica e Mirditës po heton në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë të ndalur.

Javën e kaluar ishin zyrat e shtetit në Bulqizë që u grabitën.

 

redaksia.e.gj