Një person ka humbur jetën pas aksidentit automobilistik me motor. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në Rrugën e Kombit, në autostradë pranë fshatit Gëziq, Mirditë.

Viktima është Leonard Mamaga 31 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, Mamaga teksa udhëtonte me motor ka rrëshqitur dhe është përplasur me trafikndarësen duke gjetur vdekjen.

Sipas informacioneve, 31 vjeçari po kthehej nga Kosova me një grup motoristësh./tvklan.al