Zjarret në pyje përfshinë së fundmi edhe Mirditën. 100 hektarë janë djegur në vetëm 48 orë.

Fshatrat Bulshar, Gjin dhe Planet në Njësinë Administrative të Oroshit ishin më të rrezikuarat, pasi gjatë natës zjarri iu afrua ndjeshëm shtëpive, duke deportuar në njërën prej tyre.

Flakët e zjarrit krijuan një situatë të rënduar në zonë, ndaj u kërkua tjetër mbështetje edhe nga forcat e ushtrisë. Në gadishmëri ishte edhe ambulanca pasi në zonë kishte prezencë të lartë të tymit.

2 hekikoperë u angazhuan për shuarjen e flakëve ndërsa zjarrfikësit qendruan pranë banesave duke u zhvendosur nga një zonë në tjetrën për të penguar zjarrin të kalonte rrugën automobilistike. Vetëm paraditja e së dielës ka sjell normalizim të situatës.

Tv Klan