Përbërësit:

2 kg fileto mishi derri

3 kokrra hudhra

2 limona të shtrydhur

1 portokall të shtrydhur

 gjalpë

5 lugë. lugë mustardë

1 filxhan verë e bardhë

2  patate

½ filxhan vaj ulliri

rigon,

kripë, piper

 

Përgatitja:

Si fillim hapim furrën dhe e vendosim në 190 gradë. Më pas në një tas të voglë hedhim erëzat, kripën, mustardën dhe hudhrën e grirë hollë. Më pas me një furçë të vogël lyejmë mishin, të cilin e kemi prerë që më parë. Pasi ta kemi lyer mishin mirë, marrim një tigan dhe hedhim vajin e ullirit dhe pasi të jetë nxehur dhe shtojmë lëngun e portokallit dhe më pas mishin.

Pasi te ketë zier për disa minuta e futim mishin e përgatitur në furrë dhe i hedhim sipër limonin dhe pjesën e mustardës së mbetur si dhe patatet që i kemi grirë që më parë. Mishi në furrë duhet të qëndrojë të paktën një orë./tvklan.al