Përbërësit:

Gjysmë kg mish qengji

500gr. kërpudha

20 kokrra pomodorini

3 thelpinj hudhra, të grira hollë

1 filxhan kafe më vaj ulliri

1 limon

1 gotë verë e bardhë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Ndezim furrën në 200 gradë dhe më pas nisim nga përgatitja.

Marrim një tigan dhe hedhim vajin e ullirit dhe e lemë për disa sekonda më pas vendosim mishin të cilin e kemi copëtuar dhe i hedhim brenda hudhrat e grira dhe kërpudhat. I kavardisim për disa minuta dhe pasi të kenë marrë pak ngjyrë, hedhim pomodorinit dhe i lemë për 2 minuta. Më pas shtojmë brenda dhe verën si dhe kripën e piperin. Pasi të kenë zier pak, i hedhim në një tavë dhe i vendosim në furrë  për 1 orë e 15 minuta. Gjatë kohës që do jetë drejt fundi i shtrydhim dhe limonin./tvklan.al