Mish qengji me shegë dhe oriz

Përbërësit:

1 kg mish pa kocka

1 qepë e grirë imët

1 spec i kuq

1 gotë verë e kuqe

½ filxhan vaj ulliri

Kripë

Piper

1 shegë

250gr oriz

150gr bajame

3 lugë gjalpë lugë

majdanoz i grirë

Përgatitja:

Marrim mishin e qengjit dhe e vendosin në një tigan, e lëmë për disa sekonda sa të mpikset dhe më pas shtojmë vajin e ullirit.

Më pas shtojmë qepën, specin e kuq, të cilat i kemi grirë më parë. Pasi i kavardisim për disa minuta shtojmë verën dhe një gotë ujë. Pasi t’i kemi lenë për disa minuta të ziejnë dhe të jenë mpiksur shtojmë shegën, të cilën më parë e kemi kaluar në shtrydhësen e frutave dhe përdorim lëngun.

Në të njëjtën kohë orizin e kemi vënë për të zier. Më pas marrim një tigan tjetër dhe hedhim gjalpin, pasi të jetë skuqur, hedhim bajamet të cilat i lëmë për disa sekonda dhe më pas ia shtojmë orizit.

Si të ketë mbaruar gjithë procesi i zierjes, marrim tiganin, ku kemi mishin dhe ia shtojmë orizit. Në fund shtojmë dhe majdanozin e grirë./tvklan.al

 

Kategori
KuzhineTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura