Deputetet e shumicës parlamentare dhe nga rradhët e opozitës nuk janë të bindur se plani i kryeparlamentarit Talat Xhaferi do të realizohet brenda dy javëve.

Xhaferi është zotuar se planifikon që para pushimeve verore të cilat fillojnë në javën e parë të muajit gusht të përmbyllet seancat e filluara për emërimin e disa finskionerëve, të shkarkohet prokurori Marko Zvrlevski dhe të miratohen ndryshimet në Kodin Penal si dhe të votohet rebalansi i buxhetit.

Për këto prioritete të Xhaferit nuk kemi dëgjuar asnjë nga propozimet tona, deklaroi deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski.

“Unë do ta thosha se nuk është një plan, por më shumë një ambicje, dëshira dhe prioritete të shumicës parlamentare. Për momentin janë shtatë pika të propozuara për diskutim nga ana e jonë, por deri më tani për asnjërën nuk ka filluar debati ose diskutimi”, deklaroi Dimovski.

Është naïve të besohet se opozita përnjëherë do të filloj të sillet në mënyrë konstruktrive, thotë koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev.

Ai akuzon VMRO-në për bllokimin e punës së Kuvendit përmes 10 grupeve parlmentare.

“Teoritikisht ka gjasa të menaxhohen dhe realizohen seancat e filluara. Besoj se para pushimeve do të realizohet kjo agjendë ose plan në mënyrë konstruktive”, theksoi ai. /INA