Kanë kaluar tre ditë nga zhdukja e peshkarexhës “Çelepia 2” dhe ende nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e dy marinarëve shqiptarë, të cilën ndodhen në bordin e saj.

egjiptioni

Marinari egjiptian, Adel Mohamed Sallam, dy ditë më parë kontaktoi me një bashkëkombasin e tij në Durrës, duke thënë se kishte marrë peng dy shqiptarët, Dhimitër Malja dhe Luan Mema dhe se do të fundoste anijen, nëse nuk i paguheshin 70 mijë euro.

Për ta bërë sa më të besueshme pengmarrjen, egjiptiani dërgoi dhe një foto të një nga marinarëve shqiptarë, të cilin e kishte lidhur me zinxhirë dhe litar.

peshkarexha

 

Kjo foto, sqaron pengmarrësi është bërë në portin e Aleksandrisë në Egjipt, aty ku ndodhet edhe peshkarexha sipas tij.

Autoritet shqiptare nuk mund të përcaktojnë se ku është anija, pasi është fikur aparatura e “blue box-it”.

Ndërsa autoritetet egjiptiane sqarojnë se nga kërkimet e bëra nuk kanë mundur të gjejnë anijen në portin e Aleksandrisë.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në dorë hetimet për veprën penale të gjobëvënies. Ka dyshime se marinarët shqiptarë mund të jenë bashkëpunëtorë të egjiptianit, për motive që janë ende të paqarta.

Tv Klan