Mister identiteti i skeletit që u gjet në Dajt

Hetimet e policisë nuk kanë mundur të zbulojnë asgjë të re mbi skeletin që u gjet në Shupal të Dajtit, dy ditë më parë.

Hetuesit thonë se ai i përket një mashkulli te moshës 50 deri në 60-vjeç.

I mungojnë një pjesë e gjymtyrëve, ndërsa nuk ka shenja dhune, pasi asnjë kockë nuk rezulton e dëmtuar apo e thyer. Nuk ka të dhëna as mbi shkakun e vdekjes, nëse ka qenë natyrale apo vrasje.

Hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë gjetur vdekjen nga dhuna, pasi i mungojnë gjymtyrët.

Një tjetër version është ai i humbjes së jetës nga zjarri, pasi zona ku u gjet skeleti ishte e djegur.

Ekspertët presin përgjigjen e mjekësisë ligjore për të përcaktuar rrethanat.

Deri tani në polici nuk ka pasur asnjë telefonate për persona të interesuar për të afërm të zhdukur./Tv Klan


Kategori
KronikeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione