bounce

Një tjetër situatë ka ndarë më dy opinione botën. Në këtë rast, ka qenë një kafshë sa e çuditshme aq edhe e adhurueshme, që ka sjellë polemika. Kafsha quhet Bounce dhe ka tipare të ngjashme edhe me qenin edhe me ariun. Gjuha dhe fytyra e tij e lumtur të shtyjnë të mendosh se ai është një qen, ndërsa veshët dhe gëzofin i ka si ari.

Revista “E online” reporton se fotoja u postua së pari nga një djalosh, pasi Bounce-n e kishin çuar në një qendër kujdesi për qentë dhe tashmë kjo foto është përhapur në të gjithë rrjetet sociale, duke hedhur dyshime tek njerëzit për të gjetur racën e kafshës.

Edhe pse një nga djemtë e qendrës së kujdesit të qenëve ka postuar foto të tjera për të treguar që Bounce është qen, ka një pjesë shumë të madhë të njerëzve që ende mendojnë se ai është ari./tvklan.al