Agim Bahtiri në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës, ku ka folur për problematikën e murit që po ndërtohet bri urës së lumit Ibër dhe çështjen e rivitalizimit të urës, ka përmendur edhe një herë se ka përkushtim maksimal që Mitrovicën ta bashkojë e ta bëjë qytet europian.

“Ne jemi të përkushtuar që Mitrovica të bashkohet, të jetë një qytet europian. Do të shihni pas një muaj e gjysmë, në janar, që do të jetë qytet evropian”, ka siguruar Bahtiri, njofton Klan Kosova.

“Në asnjë formë nuk do të lejojmë që të luhet me ndjenja të qytetarëve të Mitrovicës. Gjithë qytetarët e Kosovës , Brukseli dhe Uashingtoni, janë të njoftuar me problemin e Mitrovicës. Mitrovicën e kam gjetur me gjemba, me tankse me ushtrinë e KFOR-it dhe të EULEX, si dhe ka pasur grupe ilegale që kanë kontrolluar lëvizjen e qytetarëve”.

“Por, nga ajo gjendje sot është bërë një kthese shumë e madhe”.

“Prej afër 8 mijë incidenteve që kanë ndodh para se te vija unë, qe kur kam ardhur kane ndodhur vetëm shtatë incidente”.

“Edhe muri do të largohet, do të largohet në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Procesi është duke shkuar shumë mirë, kemi pasur probleme, mirëpo do të shkojë mirë. Kam lutje që qytetarët të kenë besim në institucionet e Republikës së Kosovës, që të mos provokohen”, pohoi Bahtiri./ Klan Kosova