grupiGjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur të lirojë me kusht pjesëtarët e Grupit të Drenicës të akuzuar për krime lufte, gjatë konfliktit me forcat serbe në Kosovë.

Lajmin e konfirmuan për mediat kosovare, avokatët e dy prej të arrestuarve, ish-antarë të këtij grupi.

Si garanci për lirimin me kusht, ata kanë pranuar të paguajnë nga 50 mijë euro.

Ndër të arrestuarit që përfitojnë nga ky vendim janë ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi, Kreu i Komunës Skënderaj Sami Lushtaku dhe Kreu i Komunës së Drenasit Fadil Demaku.

Sylejman Selimi u arrestua më 31 maj të vitit të shkuar dhe prej atëhere është mbajtur në paraburgim.

Gjykimi për të dhe të tjerët do të vijojë në gjendje të lirë.

Ish-pjesëtarët e UÇK-së dyshohet se kanë kryer krime lufte, në zonën Likovc-Drenicë, ku grupi i tyre vepronte në vitin 1998.

Tv Klan