Pastrimi i Shqipërisë nga ndotja do të kalojë përmes një aksioni kombëtar, i cili konsiderohet prioritet i qeverisë në 300 ditët e para. Nga Durrësi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi paralajmëroi se ndotja do të parandalohet me te njëjtën forme si ajo kundër vjedhjes se energjisë elektrike.

Blendi Klosi

“Kurajo që do të konkretizohet përmes ashpërsimit të masave penalizuese për çdo subjekt, deri tek qytetari që nuk respekton vendet e përcaktuara të hedhjes së mbeturinave. E ngjashme me atë që ndodhi me megaoperacionin e ndalimit të vjedhjes së pasurisë së përbashkët, energjisë elektrike, do të ndodhë edhe  me këtë pasuri të përbashkët, mjedisin. Penaliteti do të jetë për të gjithë ndotësit, e vegjël apo të mëdhenj”.

Në prani të drejtuesve vendore, Klosi bëri me dije se ka ende probleme me mbetjet urbane dhe se shumë pak bashki kanë një plan konkret për riciklimin e mbetjeve.

Tv Klan