Një grua ka mbetur me dëmtime të përhershme në tru, pasi u diagnostikua me një formë të rrallë tumori, 17 – vite pasi iu shfaqën për herë të parë simptomat.

38 – vjeçares Emma Seasman iu shfaqën simptomat e para kur ishte ende adoleshente, por shkaku i problemeve të saj nuk u gjet kurrë nga mjekët, të cilët patën versione të ndryshme, si depresion apo çrregullim bipolar.

Gjendja e Emmës u përkeqësua në moshën 23 – vjeçare kur vëllai i saj u nda nga jeta. Megjithatë mjekët besonin se ajo vuante nga trauma dhe e diagnostikuan me çrregullim bipolar. Ajo vijoi të përkeqësohej, nisi të kishte haluçinacione dhe kriza ankthi e paniku.

emma

Duke folur për të përditshmen “Mirror”, gruaja nga Liverpool tregoi se ishte Nëntori i 2011 –ës kur mjekët e diagnostikuan me tumor dhe më në fund ia hoqën atë një vit më vonë.

Fatkeqësisht, operacioni dhe kapja me vonesë e tumori e lanë atë me probleme të ndryshme. Ajo vendosi ta bëjë publike historinë e saj për të ndërgjegjësuar të njerëzit, që të mos i neglizhojnë simptoma të tilla.

//tvklan.al