Duket e pabesueshme, por një grua në Kolumbi ka gëlltitur të gjitha kursimet e jetës në mënyrë që bashkëshorti i saj, i cili e tradhëtonte, të mos kishte mundësinë që t’i shtinte paratë në dorë.

Sandra Milena Almeida gëlltiti plot 9 mijë dollarë kesh, pasi zbuloi se bashkëshorti e kishte tradhëtuar.

Veprimet e saj u zbuluan vetëm pasi 30 – vjeçarja shkoi në spital për shkak të dhimbjeve të barkut.

Mjekët zbuluan se brenda barkut të Sandrës ndodhej një top i madh me para.

Siç shkruan BBC, pasi kishte zbuluar lidhjen e bashkëshortit, gruaja i kishte fshehur fillimisht diku paratë. Por pasi ai kishte arritur t’i zbulonte, atëherë ajo kishte ndërmarrë hapin ekstrem për t’i ngrënë kartëmonedhat 100 dollarëshe.

Të afërmit dhe mjekët arritën të zbulonin se çfarë kishte bërë 30 – vjeçarja vetëm pasi i bënë asaj disa teste.

Kreu i Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Santander, Juan Paulo Serrano duke folur për gazetarët shpjegoi:

57 kartëmonedha 100 dollarëshe u gjetën në bark, ndërsa një pjesë në zorrë e disa kishin avancuar deri në zorrë të trashë.

Fatmirësisht, Almeida pritet që të rikuperohet plotësisht.

Mjekët thanë se një pjesë e parave ishte arritur të shpëtohej, ndërsa pjesa tjetër që kishte avancuar në zorrë ishin dëmtuar për shkak të lëngjeve gastrite./tvklan.al