mjekra

Për të gjithë meshkujt që pëlqejnë të mbajnë mjekër, duhet të dini se kjo e fundit përmban po aq mikrobe sa një WC, për shkak të baktereve që mjekra mbledh.

Të dhënat vijnë nga mikrobiologët, sipas të cilëve, mesataret e mjekrave janë më të pista sesa vetë WC – ja.

John Golobic, nga qendra “Wuest Diagnostic” në New Mexico, analizoi disa mjekra në kërkim të baktereve dhe doli në përfundimin se, teksa disa prej tyre përmbanin një numër normal bakteresh, disa të tjera përmbanin po aq baktere sa një WC.

wc

Nëse baktere të tilla do të zbuloheshin në sistemin e ujësjellësit, shkencëtarët thonë se do ta mbyllin këtë ujësjellës për ta dizinfektuar.

Megjithatë, për gazetën “Mirror”, Dr. Golobic thotë se, një mënyrë për të mbajtur një mjekër të pastër është që lani duart herë pas herë, të përdorni, solucione pastruese dhe ta prekni sa më pak atë. /tvklan.al