Një mjek i njohur grek në qytetin e Patras ka humbur jetën në Amerikën e Jugut, ndërsa familja e tij nuk ishte njoftuar prej dy ditësh.

Ngjarja ka ndodhur në Ande në Amerikën Jugore, ku mjeku Dhimitrios Kostandinou kishte shkuar për alpinizëm.

Siç raportojnë mediat greke, dyshohet që mjeku të ketë pësuar atak dhe u rrëzua nga një lartësi prej 6900 metrash pasi humbi vetëdijen. Shkaqet janë ende duke u hetuar. Trupi i pajetë i të ndjerit nuk është kthyer ende në Greqi. /

tvklan.al