Tefik Zhurda, një nga tre mjekët e proceduar penalisht për rastin e Blerta Pepës po lufton me vdekjen. Ai vazhdon të jetë në gjendje kome në Spitalin e Traumës dhe sipas kolegëve për ta mbajtur në jetë duhet një trajtim më i specializuar jashtë vendit.

“Gjendja e doktorit vijon të jetë e rëndë. Ai po vijon të qëndrojë  në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar. Mund ta çojmë jashtë vendit”, tha mjeku Apostol Vaso.

Kur mësoi se 16-vjeçarja Blerta Pepa, kishte humbur jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju, Zhurda  ishte futur në një nga dhomat e spitalit, ku injektoi ne trup edhe medikamentin e narkozës.

 Hetimet për vdekjen e Blerta Pepës, mbeten në pritje të aktit të plotë të ekspertizës mjeko- ligjore. Të dhënat paraprake treguan se vajza ka pësuar Hipertermi Malinje kur operacioni kishte përfunduar. Kjo për shkak të problemeve gjenetike me alergjitë e lindura që shkaktojnë komplikacionin e rrallë.

/Tv Klan