Ditëve të verës po ju vjen fundi dhe tani është momenti për të pasur në garderobë këpucët e vjeshtës së këtij viti.

Në një shkrim të tabloidit gjerman Bild thuhet se në muajt në vijim për të pasur këpucë “in” do t’ju duhet të ktheni modën e viteve ’70 dhe ’90.

Ja disa modele që nuk duhet t’ju mungojnë.

Mary Janes

1

Modeli i vetëm i pamposhtur dhe më i preferuari i këpucëve të vjeshtës. Me takë ortopedike ose jo, këtë vjeshtë kjo lloj këpuce preferohet me shkëlqim.

Çorape dhe çizme

2

Tashmë e dini! Kombinimi i çorapeve dhe çizmeve tashmë nuk është më një trend i ri. Çorapet e ngushta tek kyçi i këmbës tregojnë këmbën më elegante. Këto çizme latex të Dior u përshtaten me këmbë të ekspozuara dhe me funde të shkurtër.

Lace Flats

3

Edhe gjatë verës këto këpucë kanë qenë në modë. Përveç tylit apo qëndisjes, preferohen edhe rripat e shumtë.

Këpucë me lëkurë gjarpri

4

Edhe këto lloj këpucësh do të jenë trendi i kësaj vjeshte. Sugjerohet të vishen me fustane mbi gju.

Çizmet e gjata

5

Çizmet e gjata nuk dalin kurrë nga moda, por duhet të bëni kujdes me kombinimin. Do të përshtateshin më shumë me fustane.

Sandale me platformë të lartë

6

Sandalet nuk duhet t’i largoni nga garderoba juaj edhe pse vera po ikën. Mund t’i kombinoni me geta dhe çorape.

Këpucë të sheshta mashkullore

7

Këpucët që shpesh na duken si modele meshkujsh, këtë vjeshtë do të jetën në modë. Nëse i shihni se këmbëve tuaja u përshtaten, mos ju thoni “Jo”./tvklan.al