Një modele 22-vjeçare humbi jetën në një aksident tragjik me makinë, pasi kishte festuar me 3 meshkuj më parë në një lokal nate.

Më pas ishin larguar të gjithë bashkë me një makinë sportive, kur automjeti shpërtheu në flakë. Aksidenti tragjik ndodhi në Australi disa ditë më parë. Familja e modeles thotë se nuk e kanë idenë përse vajza e tyre Bree Keller kishte hipur në makinë me 3 burrat me të cilët kishte festuar në lokal.

Nga aksidenti humbën jetën edhe dy prej burrave, të cilët ishin vëllezër. Kurse shoku i tyre mundi t’i shpëtonte përplasjes fatale. Në një intervistë televizive, njerku i 22-vjeçares u shpreh se nuk i njihnin burrat që ishin në makinë me vajzën.

Të katërt udhëtonin me një makinë Nissan GT-R R35 me vlerë 150 mijë paund, kur shoferi humbi kontrollin. I dashuri i 22-vjeçares shprehu dhimbjen në rrjetet sociale, duke e përshkruar atë si vajzën me të cilën donte të plakej.

/tvklan.al