Aleira-AvendaoKjo është Aleira Avendano, një modele e cila i vuri vetes një synim, të kishte bel 50 centimetra.

Pas 6 vitesh, modelja 25 – vjeçare nga Caracas, Venezuela, ia ka arritur qëllimit falë një korseje të cilën e mban veshur për 23 orë me radhë.

Siç raporton Mirror, modelja është kaq e “fiksuar” pas trupit me forma dhe belit të hollë, sa, pavarësisht këshillave të mjekëve për të mos e vënë korsenë sepse mund të t’i shkaktojë probleme serioze me shëndetin, ajo vijon ta mbajë në trup.

Vetë Aleira thotë se tashmë korseja i është kthyer si pjesë e trupit ndërsa shprehet se ndihet shumë e lumtur që kudo që shkon, tërheq vëmendjen e njerëzve me pamjen e saj fizike.