Një modele dhe aktiviste, e cila në fëmijëri keqtrajtohej dhe tallej nga bashkëmoshatarët për shkak se kishte qime në fytyrë, ka reaguar për herë të parë publikisht, duke iu drejtuar të gjithë kritikëve me një mesazh.

Harnaam Kaur vuan nga sindroma ‘vezore policistike”, një çrregullim hormonal që shkakton rritjen e tepruar të qimeve në fytyrë.

Pas disa vitesh përpjekje për ta fshehur sëmundjen e saj dhe trajtimeve mbi tre herë në javë me dyll për heqjen e tyre, 25 – vjeçarja nga Slough, të Anglisë, ka mësuar të jetojë me këtë sindromë.

Kaur debutoi për herë të para në pasarelë, duke hapur koleksionin e Marianna Harutunian, javën e shkuar, teksa mbante veshur turbanin tradicional sikh, një fustan të shkurtët dhe taka të zeza.

modelja1

Pas vitesh talljeje për shkak të mjekrës së saj, Kaur zgjodhi të bëjë këtë postim në Instagram:

“U rrita duke parë America’s next top model. Kam dashur gjithmonë që të isha si ato modelet e bukura, kështu që më kujtohet që përpiqesha të kopjoja mënyrën si pozonin dhe ecnin. U rrita duke dëgjuar të tjerët që më thonin se isha një njeri i shëmtuar, i shëndoshë dhe i shpifur. Dikur i shihja modelet dhe mendoja se nuk do të mundem kurrë të jem si ato. Nuk jam mjaftueshëm e bukur dhe nuk kam trupin e “duhur”. Sa herë që thoja se dëshiroja të bëhesha modele, më qeshnin në fytyrë. Sot mund të them sevjam tepër me fat që jam e para femër me mjekër që parakaloi në show – n e Marianna Harutunian, një stilisteje bizhuterishë për personazhe të famshëm,”

shkruajti modelja në Instagram. /tvklan.al