Është një skenë si një përrallë moderne, një nuse e re që zbret shallët për të jetuar ditën e saj më të bukur të jetës, ndërkohë që e pret poshtë një dhëndër bukurosh.

Por e veçanta në këtë rast është që nusja është një modele jo e zakonshme.

Është Medeline Stuart, vajza me sindromën down e njohur për të gjithë si e para vjajzë e cila mori hapin dhe u ngjit në pasarelat e modës.

Ajo është bërë pjesë e një fushate për fustane nusesh, edhe për të sfiduar  shoqërinë që stigmatizon ende njerëz me këtë problem përsa i përket çështjes së martesës.

Foto e bukura janë të realizuara në Rixey Manor në Virxhinia, në SHBA, tregojnë një Madeline në të veshur me disa fustane elegante nusërie.

Në momentin që vetë modelja postoi në Instagram një foto nga ky set, reagimet e 119.000 ndjekësve të saj ishin të shumta, ndër të tjerat dhe :“Shpresoj ta disa sa e bukur je. Të uroj një jetë të bukur”, shkruan dikush që është emocionuar shumë nga fotot.

Nëna e modeles 18 vjeçare, Rosanne Stuart ka thënë për Daily Mail Australia, se puna e së bijës po ndihmon për të rritur vëmendjen ndaj personave me sindromën down dhe pranimin e tyre në shoqëri./tvklan.al