Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn kanë përshëndetur sot marrëveshjen e arritur për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, duke theksuar se tashmë është koha për zbatimin e saj për zgjedhje të standardeve ndërkombëtare dhe për votimin e Vettingut.

Në një deklaratë për media, ata thonë se “

ne urojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, e cila do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Liderët u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike”

.

Ata thonë se ky ishte një hap i parë, por vendimtar.

“Tani, kjo marrëveshje duhet të implementohet me shpejtësi për të përgatitur zgjedhje të standardeve ndërkombëtare.”

Duke folur edhe për pikën që i përket votimit të Vettingut, ata përsërisin se  “

implementimi i procesit të Vettingut në mënyrë solide dhe të besueshme është tepër i rëndësishëm dhe vendimtar për progresin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

.”

Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të popullit të saj për një të ardhme më të mirë

”, përfundon deklarata. /tvklan.al