Mogherini“Procesi i zgjerimit duhet të mbetet një përparësi qëndrore për BE-në, sepse ajo është jo vetëm në interes të vendeve të veçanta, por edhe në atë të të gjithë kontinentit”. Zgjerimi është “mjeti më efektiv” për t’i mundësuar BE-së “për të luajtur një rol në nivel rajonal dhe global”.

Kështu është shprehur Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini në Bruksel gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës italiane para komisionit për punët e jashtme të Parlamentit Europian.

“Italia ka qenë gjithmonë në favor të zgjerimit të BE, një proces në zemër të projektit evropian që në fillimet e tij”, u shpreh shefja e diplomacisë italiane.

Federica Mogherini, Ministre e Jashtme e Italisë: “Procesi i zgjerimit duhet të mbetet një përparësi qendrore për BE-në, sepse ajo është jo vetëm në interes të vendeve të veçanta, por edhe në atë të të gjithë kontinentit për ne si europianë në pikëpamjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik”.

Sipas Mogherinit, zgjerimi mbetet mjeti më i mirë për të forcuar demokracinë e vendeve të Ballkanit pëmes fuqisë së tij transformuese.

Në këtë kontekst, Ministrja e Jashtme e Italisë theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të vendeve kandidate për anëtarësim dhe zbatimin e reformave të nevojshme.

Duke u ndalur në secilin vend aspirant, Mogherini është shprehur, se, Shqipëria në muajt e fundit ka bërë përparim të madh përmes vullnetit të shprehur për të avancuar në procesin e antarësimit në Bashkimin Evropian.

Federica Mogherini, Ministre e Jashtme e Italisë: “Shqipëria në muajt e fundit ka bërë përparim shumë të madh në shprehjen e vullnetit për të kryer reformat  e nevojshme. Akordimi qershorin e kaluar i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë duket se po jep motivimin e duhur për të kryer reformat e nevojshme për integrimin europian”.

Mogherini ka përmendur një takim trilateral midis Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Tv Klan