Sanksionet e BE ndaj Rusisë nuk janë qëllim në vetvete, por një mjet për të arritur përfundimin e luftimeve në Ukrainë.

Kështu tha përpara homologut të saj Sergei Lavrov, Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE për politike të jashtme dhe Siguri, e cila zhvillon sot vizitën e parë zyrtare në Moskë.

Federika Mogerini

“Nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë në 2014. Sanksionet tona nuk janë përjashtuese, por janë pjesë e një politike për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë dhe në lidhje me Krimenë unë mendoj se është shkelje e ligjeve ndërkombëtare”.

Dy kryediplomatët thanë se nuk ka alternative tjetër përveç marrëveshjes se Minksut, por qëndrimet mbeten të papajtueshme mes Moskës dhe Brukselit.

Sergey Lavror

 “Rusia dëshiron ende të riktheje bashkëpunimin e plotë me BE, një partner i rëndësishëm ekonomik e tregtar, por marrëdhëniet janë në një periudhë të vështirë”.

Ne kemi pikëpamje të ndryshme për Krimenë dhe Ukrainën Lindore tha edhe Mogherini, pa e fshehur tensionin që ekziston mes Rusisë dhe Brukselit, megjithëse në mënyrë miqësore e ka thirrur Sergei homologun e saj.

Në temat e bisedimeve dypalëshe, përveç Ukrainës, zënë vend edhe Siria, Libia dhe Irani.

Tv Klan