Mohamed Salah është shumë pranë Liverpool. Mediat në Egjipt, vendlindja e sulmuesit, shkruajnë se është arrititur një akord në aspektin financiar me Romën.

Salah pritet të shkojë të martën në Angli ku thuhet se do të kryejë kontrollet mjekësore. Shuma që duhet të paguajnë drejtuesit e Liverpool është 45 milionë euro. Mohamed Salah ka një të kaluar në Premier League me Chelsea ku nuk gjeti shumë hapësirë.

Dani Alves është gjithmonë e më larg Juventus. Gazeta “The Guardian” zbulon se Manchester City është gati të ofrojë gati 6 milionë euro për mbrojtësin, që është gati një kontratë 2-vjeçare. Te kjo skuadër Dani Alves do të gjejë Pep Guardiola që po bën një revolucion pas dështimit në sezonin e kaluar. TV KLAN