Pasagjerët e një fluturimi në Egjipt kanë përjetuar momente paniku pasi një prej pasagjerëve thuhet se ka sulmuar ekuipazhin dhe kabinën e një avioni.

Sipas

The Sun,

 avioni duket se po fluturonte nga kryeqyteti i Omanit, Muscat, në Egjipt kur ndodhi incidenti.

Vetëm në 26 minutat e para të një fluturimi 4 orësh, pasagjeri thuhet se ka sulmuar ekuipazhin para se ta kapnin. Fatmirësisht nuk është shkaktuar asnjë lëndim. Mendohet se avioni është ulur në kryeqytetin Amman të Jordanisë, ku autoritetet po hetojnë këtë rast.

Në vitin 2016, fluturimi MS804 me EgyptAir nga Parisi në Kajro u rrëzua në Mesdhe. 66 pasagjerë u vranë në aksidentin, për të cilin autoritetet franceze besojnë se mund të jenë shkaktuar nga piloti, i cili po karikonte iPad-in e tij në kabinë./tvklan.al