Mesa duket gjarpërinjtë mund të futen ngado, mjafton të marrim rastin e kësaj gruaje nga Florida, e cila u tmerrua teksa ishte në timon.

Monica Dorsett ndodhej në autostradë kur një gjarpër doli nga ventilimi dhe iu afrua timonit.

Fatmirësisht gruaja ia doli të ruante qetësinë, të paktën sa për të ndaluar dhe për të dalë nga automjeti.

Sipas asaj që shkruan

Buzz Feed News,

Monica telefonoi të shoqin që t’i vinte në ndihmë.

Ndodhesha në një autostradë me katër korsi dhe papritur shoh një gjarpër që i afrohet dorës time. M’u deshën disa sekonda për t’i besuar syve

”, tha gruaja./tvklan.al