Dita e përurimit të Donald Trump si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte në fokusin e të gjitha mediave botërore, kësisoj nuk kishin si të mungonin momentet pikante, me protagonistë dy çiftet presidencialë, por edhe të ftuarit e shumtë. Që në çastin e parë, atë të mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë, Donald dhe Melania Trump, habitën jo pak, pasi u paraqitën me një dhuratë për çiftin Obama.

Një gjest i këndshëm, por krejtësisht i paparashikuar, për një ditë të qëndisur në hollësi, siç është ajo e dorëzimit të stafetës. Ish-Zonja e parë Michelle u ndje në vështirësi, por gjithçka e zgjidhi bashkëshorti i saj.

Michelle Obamës nuk i pëlqeu aspak fjalimi i Trump, që shigjetoi presidentin Obama.

Një moment i shumë përfolur ishte padyshim ai kur ish-presidenti Bill Clinton, i ngul sytë diku gjetkë. Sipas mediave të huaja, ai po shikonte vajzën e Trump, Ivankën, ndërsa ky moment është vënë re nga bashkëshortja e tij Hillary.

Edhe fotoja e Ish-presidentit Obama, teksa largohej me helikopter, është komentuar mjaft. Ai duket sikur ka mall që tani për Shtëpinë e Bardhë./ TV KLAN