Pavarësisht vendosmërisë dhe indiferencës së saj, Presidenti Donald u përpoq disa herë që të kapte dorën e bashkëshortes se tij Melania Trump, ndërkohë që qëndronin krah njëri-tjetrit për të mirëpritur Presidentin Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Videoja që tregon pikërisht këtë moment të sikletshëm, që duhet thënë se nuk është i pari i këtij lloji, është bërë virale në internet.

Presidenti i 45-të i SHBA u përpoq të tërhiqte vëmendjen e gruas së tij duke e prekur me gisht ngadalë. Por zonja e parë qëndroi tërësisht indiferente, derisa në fund ia dha dorën pas insistimit të tij.

Sigurisht pamjet nuk kaluan pa u komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as shakatë e talljet.

https://twitter.com/TheDailyShow/status/988826609330282497

/tvklan.al