Supermodelja Kate Upton ka përjetuar momente të vështira teksa po fotografohej topless për “Sports Illustrated” në Aruba.

Me flokë të lëshuar dhe me gjoksin e mbuluar me duar, Upton po pozonte sipër një shkëmbi kur i ka rrëshqitur këmba.

25-vjeçarja amerikane ra ujë nga shkëmbi në breg të oqeanit teksa fotografohej, por ajo duket se e ka marrë gjithçka me sportivitet pasi pak minuta më vonë u pa e buzëqeshur e mbështjellë në një çarçaf të bardhë.

Biondja seksi ka zbukuruar kopertinën e “Sports Illustrated” në vitin 2011 për herë të parë, për të vazhduar më pas edhe në vitet 2012, 2013 dhe 2017./tvklan.al