Ky është momenti tronditës kur dy gra kërcënuan me thikë ish-in e tyre gjatë një takimi të papritur.

Kelly Brock, 45 vjeç dhe Hayley Hickson, 28, u dënuan me burgim në Gjykatën e Newcastle Crown pasi ata sulmuan ish të dashurin e tyre më 23 Korrik të vitit të kaluar.

Burri kishte shkuar në Spitalin e Mbretëreshës Elizabeth në Gateshead, Tyne and Wear, për të trajtuar një kafshim qeni që kishte pësuar, i shoqëruar nga Brock, e dashura e tij.

Por rastësisht Hickson, e cila ishte ndarë vetëm dy javë më parë me të, po merrte trajtim në të njëjtin spital, në të njëjtën kohë.

Pamjet e sigurimit tregojnë  momentin kur gratë bëjnë  një bisedë bashkë dhe panë telefonat e njëra-tjetrës, ku kuptuan se kishin të njëjtin partner. Ato sulmuan burrin me një thikë i cili u plagos në gjoks.

Të dyja gratë përfunduan në burg, por personi që u plagos nuk është i sigurt se cila nga gratë e ka qëlluar.

Brock, nga Hopedene, Leam Lane, Gateshead u burgos për dhjetë muaj. Hickson, nga Lanchester Avenue, Gateshead, u burgos për tetë muaj.  /tvklan.al