Monako arrin në çerekfinalet e Champions League, pasi përmbysi humbjen 5 – 3 të ndeshjes së parë me Manchester City. Skuadra e principatës fitoi takimin e kthimit me rezultatin 3 – 1 duke eliminuar atë angleze nga turneu. Në garë për trofeun është dhe Atletiko Madridit pas barazimit pa gola me Bajer Leverkusenin.

Ekipi spanjoll e kishte fituar me rezultatin 4 – 2 takimin e parë të zhvilluar në Gjermani. Nesër do të hidhet shorti i fazës çerekfinale.

Tv Klan