Monica LewniskiMonica Lewinski gjithmonë përbën lajm, sidomos kur flet për të kaluarën e saj.

Femra më e përfolur e viteve 90’ për shkak të historisë së saj me ish-Presidentin e SHBA, Bill Klinton, teksa ka mbajtur një fjalim në samitin kundër dhunës i organizuar nga Forbes në Filadelfia ka thënë se reputacioni i saj në vitin 1998 ka qenë tërësisht i shkatërruar.

“Jeta ime që nga viti 1998 kishte kryefjalën turpin, aq sa për shkak të thashethemeve shpesh mendova vetëvrasjen” – është shprehur Lewinski.

M.S